
Djathë i bardhë i bërë me dorë nga qumësht deleje i kullotave të Lazaratit, i pjekur në shëllirë sipas recetës së familjes.
Ka shije të plotë, pak të kripur dhe teksturë të butë. Shërbejeni me bukë të ngrohtë, domate ose me një gotë raki. Paketohet në vakum, rreth 500 g.
Dërgohet brenda Shqipërisë për 2–4 ditë pune. Dërgesa jashtë vendit llogaritet në porosi. Mund ta merrni edhe vetë në Lazarat.